Skuadra angleze Chelsea po dëshiron ta përtërijë repartin ofensivë.
Pasi kanë nënshkruar me Christian Pulisicin e Borussia Dortmundit, një tjetër talent mund t’i bashkohet klubit anglez.
Emri i ri në listën e klubit londinez është talentin meksikan i PSV Eindhoven, Hirving Lozano.
23-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me klubin holandez.
Në 27 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, Lozano ka shënuar 15 gola e tetë asistime.
The Sun ka raportuar se Chelsea tanimë ka dërguar një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurove.
Mbetet të shihet nëse PSV do të pranojë këtë ofertë pasi ende nuk ka pasur një përgjigje për klubin anglez.
Për Lozanon interesim ka shprehur edhe Tottenham Hotspur, Bayern Munich dhe Roma. /Telegrafi/