Site icon Telegrafi

Chelsea me ofertë për Pjanicin, mund të lejohet largimi i Kantes

Chelsea thuhet se ka bërë ofertë për Miralem Pjanicin, pasi Juventusi është i gatshëm të lejojë lojtarin të largohet në këtë verë.

Mesfushori boshnjak duket se do të largohet nga Zonja e Vjetër, ndërsa Corriere dello Sport raporton se ai është i gatshëm të dëgjojë ofertën e The Blues.

Chelsea po përgatitet që të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, derisa Frank Lampard po kërkon një mori lojtarësh.

N’Golo Kante

Madje, sipas mediumit italian, bëhet e ditur se skuadra nga Londra mund të shesë N’Golo Kante në mënyrë që të rrisë fondet për transferimin e lojtarëve të tjerë.

Chelsea tashme ka transferuar Hakim Ziyechin nga Ajaxi për 40 milionë euro, ndërsa janë afër t’i marrin edhe shërbimet e Timo Wernerit nga Rasenball Sport Leipzig për 60 milionë.

Kante ka kohë që po kërkohet nga Paris Saint-Germain, gjersa interesim për të ka edhe Real Madridi.

Londinezët mund të lejojnë largimin e tij dhe Miralem Pjanic pritet të jetë zëvendësuesi i francezit për edicionin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version