Telegrafi

Chelsea ofertë për Marchision

Chelsea ka bërë ofertë për mesfushorin e Juventusit, Claudio Marchision.

Sipas asaj që shkruan The Sun, Chelsea ka bërë ofertë prej 17 milionë funte për mesfushorin italian.

Marchisio këtë sezon ka pasur ngecje shkaku i lëndimeve dhe shumë ndeshje i ka nisur nga stoli.

Max Allegri pritet të nënshkruajë kontratë me klubin deri në vitin 2020 dhe ka kërkuar disa transferime të reja dhe për këtë duhen paratë.

Juventusi do të kërkojë në minimum 25 milionë euro për mesfushorin. /Telegrafi/