Telegrafi

Chelsea nxjerr në shitje Marc Cucurellan, por do të humbasin 30 milionë euro brenda një viti nga largimi i spanjollit

Marc Cucurella u transferua me shumë bujë te Chelsea në verën e vitit 2022.

Londinezët paguan 65 milionë euro për transferimin e tij, por ai do të largohet nga Stamford Bridges pas vetëm një viti qëndrim.

Ardhja e trajnerit të ri Mauricio Pochettino është vendimtare për të ardhmen e spanjollit, me argjentinasin që nuk e ka në plane.

Lexo po ashtu Pesë yjet që Pochettino mund t'i largojë nga Chelsea në verë

Daily Mirror ka raportuar se Chelsea e ka nxjerr në shitje spanjollin dhe destinacioni i tij është në St James Park, ku Newcastle United po tenton transferimin e tij.

Chelsea e ka nxjerrë në shitje lojtarin dhe dëshiron të fitoj së paku 35 milionë euro nga largimi i tij.

Lexo po ashtu Cucurella zbulon se duhej të kërkonte në Google për një nga nënshkrimet e Chelseat në janar

Megjithatë për blutë e Londrës do të jetë një humbje e madhe, pasi kanë shpenzuar 65 milionë euro për blerjen e tij dhe do të humbasin 30 milionë euro me transferimin e spanjollit te Newcastle United.

24-vjeçari ka dëshpëruar në sezonin e tij të parë në Stamford Bridges, ku në 33 ndeshje zyrtare nuk shënoi asnjë gol dhe bëri vetëm dy asistime. /Telegrafi/