Telegrafi

Chelsea nuk do ta transferojë përfundimisht Kovacicin

Mateo Kovacic (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Klubi anglez, Chelsea ka vendosur të mos shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të mesfushorit të Real Madridit, Mateo Kovacic.

Mesfushori kroat kaloi sezonin e fundit në huazim te skuadra nga Stamford Bridge.

Por, ka të ngjarë të kthehet përsëri në Santiago Bernabeu këtë verë, pasi Blutë nuk mendojnë ta blejnë lojtarin.

Lexo po ashtu Conte e do rikthimin e Kovacicit te Interi

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Chelsea ka vendosur të mos shfrytëzoj mundësinë për të nënshkruar Kovacicin në mënyrë të përhershme.

Kovacic ka të ngjarë të huazohet përsëri këtë verë dhe opsioni më i mundshëm është rikthimi te ish-skuadra e tij, Interi. /Telegrafi/