Telegrafi

Chelsea nuk ka frikë nga Sanchezi, thotë Moses

Victor Moses ka zbuluar se Chelsea nuk ka ndonjë plan specifik për të ndalur yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sanchez ka qenë një nga lojtarët më produktiv këtë sezon.

Por, ai nuk po shkakton frikë te Arsenali.

“Unë nuk kam plan për ta ndalur atë. Ai ka pasur sezon të mrekulleshëm, ai ka bërë mirë për Arsenalin, por nëse ai është i lënduar ose jo, ne thjeshtë do të luajmë futbollin tonë”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

“Ne jemi kthyer në stërvitje të martën dhe duam që të përgatitemi”.

“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne të shtunën. Arsenali është ekip i mirë me lojtarë të mirë që mund t’u fitojnë atyre ndeshjet. Por, ne jemi përqëndruar në veten tonë për momentin duke punuar shumë në stërvitje dhe shpresojmë se ne do të shkojmë dhe do ta bëjmë punën tonë”.

“Nuk kemi frikë nga asnjë lojtar”, deklaroi Moses. /Telegrafi/