Telegrafi

Chelsea nuk ka bërë ofertë zyrtare për Simon Kjaerin

Fenerbahçe ka mohuar raportet se kanë marrë një ofertë prej Chelseat për Simon Kjaerit.

Danezi 27-vjeçar ka qenë i lidhur me një transferim për shumën 16 milionë funte me skuadrën aktuale lidere të Ligës Premier.

Megjithatë, gjigantët turq pohojnë se asgjë nuk ka asgjë konkrete dhe se Kjaer do të mbetet në Stamboll, transmeton Telegrafi.

“Një numër i madh i raporteve të fundit kanë pohuar se Chelsea ka bërë një ofertë për lojtarin tonë danez Simon Kjaer”, shkruan fillimisht në deklaratë zyrtare të Kanarinave.

“Fenerbahce nuk ka marrë asnjë ofertë për Kjaerin dhe të gjitha raportimet nuk janë të vërteta. Kjaer është i lumtur në Stamboll dhe lojtar i suksesshëm i ekipit tonë”, thotë njoftimi i klubit turk.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Kjaer i është bashkuar Fenerbahçen prej skuadrës franceze të Lilles në vitin 2015 dhe deri më tani ka pasur 68 paraqitje duke shënuar pesë gola. /Telegrafi/