Chelsea ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Newcastle Unitedit në 1/16 e FA Cup.
Me këtë rast Blutë kualifikohen në rundin e pestë të kësaj gare të rëndësishme angleze.
I pari që shënoi në këtë takim ishte Michy Batshuayi në minutën e 31-të, por belgu shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 44.
Goli më i mirë në takim u shënua nga Marcos Alonso në minutën e 72-të, spanjolli mposhti portierin kundërshtar me një gol fantastik nga gjuajta e lirë.
Në vazhdim të dy skuadrat kishin disa raste të lehta, por të pamjaftueshme për ta ndryshuar rezultatin.
Kundërshtari i ardhshëm i klubit nga Londra në këtë garë do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/
Michy Batshuayi gives Chelsea the lead. Right place at the right time… #FACup pic.twitter.com/fKGEauvvDr
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 28, 2018
Michy Batshuayi with a world class finish 😂 #FACup pic.twitter.com/18CWlKXZOJ
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 28, 2018
Name: Marcos Alonso
Job: David Beckham pic.twitter.com/QHyLmDJP2z— Akansh (@akanshcfc_) January 28, 2018