Site icon Telegrafi

Chelsea nuk e do Messin, plotësisht e fokusuar te Lukaku

Chelsea është duke tentuar që sa më parë të transferojë Romelu Lukakun nga Interi.

Skuadra londineze tashmë ka filluar kontaktet me Nerazurët dhe janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, The Blues nuk janë të interesuar për Lionel Messin, duke qenë të fokusuar vetëm në ish-lojtarin e tyre.

Lexo po ashtu Chelsea përgatit dy oferta të reja për Lukakun – njëra para plus lojtar, tjetra vetëm para të gatshme

Kështu, Chelsea shpreson të kompletojë transferimin e belgut me fillim të javës së ardhshme me një pagë afro 12 milionë euro në sezon.

Në anën tjetër, Interi ka bërë të ditur se ata nuk duan asnjë lojtar, por vetëm shumë të hollash për ta lënë Lukakun të largohet. /Telegrafi/

Exit mobile version