Telegrafi

Chelsea nuk dorëzohet për Alarez, gati oferta e radhës në janar për meksikanin

Edson Alvarez është ylli i ardhshëm që mund të largohet nga gjiganti holandez Ajax.

Mesfushori meksikan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror ishte shumë pranë transferimit te gjiganti anglez Chelsea, por në fund palët nuk arritën marrëveshje.

Chelsea bëri një ofertë të vonshme, por Ajax nuk e lejoi largimin e Alvarez pasi nuk kishte kohë për ta zëvendësuar atë.

The Sun ka raportuar se Chelsea nuk është dorëzuar për lojtarin dhe në afatin kalimtar të janarit pritet të bëj një tjetër ofertë për të.

Londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 50 milionë euro për afrimin e reprezentuesit meksikan.

Mesfushori defensivë ka shkëlqyer në dy vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

24-vjeçari është i gatshëm për ta bërë një hap të madh në karrierë, derisa këtë fillim sezon ka zhvilluar tetë ndeshje ku ka shënuar një gol e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/