Telegrafi

Chelsea nuk dorëzohet, kërkon blerjen e dyshes De Jong-Aubameyang

Chelsea po përgatit një lëvizje të dyfishtë për dyshen e Barcelonës, Frenkie de Jong dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Blutë janë lidhur me oferta për të dy lojtarët në javët e fundit si pjesë e një shitjeje të vazhdueshme në Camp Nou.

Barcelona po vazhdon politikën e saj të shitjes së lojtarëve përpara mbylljes së afatit kalimtar për të ulur faturën e fryrë të pagave në Kataluni.

De Jong thuhet se është ende i pavendosur për të ardhmen e tij në Spanjë, pa asnjë përparim në uljen e pagës për holandezin, pasi ai kërkon të sigurojë një marrëveshje për t’ia paguar borxhin prej 14 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Tuchel pyetet për Aubameyangun, nuk heziton ta lavdërojë sulmuesin

Aubameyang është duke u gjurmuar nga ish-trajneri i tij te Borussia Dortmundi, Thomas Tuchel, me reprezentuesin e Gabonit që favorizon qëndrimin te Barcelona për një rikthim në Angli.

Sipas raportimeve nga Daily Express, të dy lojtarët do të kontaktohen nga Chelsea në ditët në vijim, për të vlerësuar interesin e tyre për t’u transferuar në Stamford Bridge me një blerje të kombinuar prej 100 milionë funtesh. /Telegrafi/