Site icon Telegrafi

Chelsea nis ofertën në drejtim të Barcelonës, para dhe një futbollist për Auban

Pierre-Emerick Aubameyang pritet të jetë sulmuesi i ri i Chelseat, pasi bisedimet mes palëve janë duke shkuar për mrekulli.

Në fakt vet sulmuesi nga Gaboni dhe agjentët e tij kanë pasur një takim me drejtuesit e Chelseat dhe kanë gjetur një marrëveshje personale e cila nuk bëhet publike.

Aubameyang i ka bërë të qartë drejtuesve të Chelseat se është i gatshëm për tu rikthyer në Londër ku do të kishte më shumë hapësira se sa në Camp Nou.

Londinezët tani po mundohen ta bindin Barcelonën për ta lënë të lirë sulmuesin dhe kanë bërë ofertën e parë.

Mediumi britanik  The Athletic raporton se klubi anglez ka ofruar 15 milionë euro plus shërbimet e anësorit Marcos Alonso për Auban.

Lexo po ashtu Aubameyang i gatshëm të kaloj te Chelsea, tani dy klubet do të diskutojnë çmimin për të

Alonso është një nga objektivat e Barcelonës dhe mbetet të shihet nëse katalunasit do të pranojnë këtë ofertë.

Ditë më parë Barcelona i kishte bërë të qartë Chelseat se dëshiron 30 milionë euro për shërbimet e sulmuesit nga Gaboni. /Telegrafi/

Exit mobile version