Pasi Juventusi hodhi poshtë 60 milionë euro për Alex Sandro, raportohet se do të tundohen shumë kur Chelsea të kthehet dhe të ofroj plot 70 milionë euro në ofertën e re.
Këtë javë drejtori i bardhezinjve, Beppe Marotta konfirmoi se kishin marrë një ofertë të konsiderueshme për Alex Sandron, por se ai nuk ishte në shitje përveç nëse lojtari e kërkonte atë në mënyrë specifike.
Ky propozim mendohet të jetë prej 60 milionë euro, por tani La Gazzetta dello Sport pretendon se Chelsea po përgatitet për një ofertë të re prej 65-70 milionë eurosh (rreth 57.1 milionë funte).
Mbrojtësi brazilian nënshkroi nga FC Porto për 26 milionë euro në verën e vitit 2015, i cili në atë kohë konsiderohej një investim i madh për një lojtar që nuk ishte aq i njohur.
Megjithatë, doli të ishte një marrëveshje e madhe, pasi ai është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë në pozitën e tij, këtë sezon duke kontribuar me tre gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat.
Ka pasur gjithashtu raporte këtë mëngjes në La Stampa se Chelsea ishin gati të vendosin 110 milionë euro në tavolinë apo 100 milionë funte për të dy, Alex Sandro dhe Leonardo Bonuccin. /Telegrafi/