Chelsea ka shënuar fitore në një ndeshje miqësore që po i zhvillon në kuadër të turneve parasezonale.
Kampionët e Ligës Premier kanë triumfuar me rezultat të pastër prej 3-0 kundër rivalit lokal, Arsenalit.
Për të parë golin e parë në ndeshje, megjithëse u krijuan disa raste, është dashur të pritej minuta e 40 e takimit.
Mesfushori këmbëshpejti, Willian e realizoi golin e parë pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Vetëm dy minuta më vonë në listën e golashënuesve e shënoi emrin edhe sulmuesi belg, Michy Batshuayi.
Në pjesën e dytë u realizua vetëm një gol dhe atë e shënoi sulmuesi që i solli epërsinë e dyfishtë, Batshuayi pas katër minutash loje në 45 minutshtin e dytë.
Deri në vazhdim të takimit pati edhe disa raste, por rrjetat heshtën dhe kështu, Chelsea triumfoi me rezultat 3-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=F0iHefD2Vug