Chelsea ka hyrë në luftë për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.
BBC raporton se Blutë e Londrës janë vënë në ndjekje të Mustafit, i cili tashmë ka negociata me Arsenalin.
Duket se Chelsea ka vendosur t’ia prishë punët Arsenalit dhe për këtë Blutë janë ekspertë.
Conte ka vërejtur aftësitë e Mustafit, i cili është një prej mbrojtësve më të mirë në botë. /Telegrafi/