Telegrafi

Chelsea në garë për Bruno Peresin

Mbrojtësi brazilian i Torinos, Bruno Peres mund të largohet nga Serie A në fund të stinorit.

Anësori ka treguar formë të lartë me Torinon dhe kështu është bërë pjesë e listës së shumë skuadrave të njohura evropiane.

Sipas mediave italiane, së fundmi në garë për brazilianin është futur edhe kampioni aktual i Anglisë, Chelsea.

Chelsea është duke kërkuar një zëvendësim për Branislav Ivanovicin, dhe Peres duket ideali për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Ndërkohë në garë për të mbeten ende skuadra tjera evropiane si PSG, Roma, Schalke e Inter. /Telegrafi/