Telegrafi

Chelsea në bisedime të avancuara me Thiago Silvën, por problemi mbetet vetëm tek kontrata e lojtarit

Thiago Silva . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Chelsea është futur në bisedime prej disa javësh me kapitenin e Paris Saint Germain, Thiago Silva.

Londinezët duan ta përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe trajneri Frank Lampard ka kërkuar transferimin e brazilianit.

Silva do ta luaj edhe një ndeshje me PSG, atë të finales në Ligën e Kampionëve dhe do të largohet pastaj.

Megjithatë problemi qëndron tek kontrata e lojtarit, i cili dëshiron atë për dy vite.

Thiago Silva. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Në anën tjetër te Chelsea kanë politik të klubit që lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare mos t’iu ofrohet kontratë më e gjatë se një vit.

“Unë kam vendosur të largohem, por zemra ime do të qëndrojë në Paris”.

“Karrierën do ta mbylli në Evropë, por mbetet të shihet se te cila skuadër”, tha ditë më parë Silva.

Thiago Silva . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Chelsea është shumë e interesuar të nënshkruajë me qendërmbrojtësin, por po diskutohet kontrata nëse do të jetë një vjeçare apo dy.

Kujtojmë që Thiago Silva tani është 35 vjeçar dhe muajin mbush 36 vite dhe këtu është ngërçi që londinezët nuk duan t’i ofrojnë kontratë dy vjeçare. /Telegrafi/