Telegrafi

Chelsea në bisedime me Leipzig, Gvardiol do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Chelsea është e vendosur ta bëjë Josko Gvardiolin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit deri më tani.

Reprezentuesi kroat ka shkëlqyer vitin e fundit si me RB Leipzigun ashtu edhe me Përfaqësuesen e Kroacisë duke rritur edhe më shumë çmimin e tij.

Sipas asaj që ka njoftuar 90min, Chelsea e di mirë se ka konkurrencë të ashpër për të nënshkruar me Gvardiol dhe tanimë ka nisur bisedimet me njerëz të afërm të lojtarit dhe klubin gjerman.

Marrëdhëniet e dy klubeve janë të shkëlqyera dhe kjo është një përparësi për transferimin e kroatit në Stamford Bridges.

Gjithashtu edhe Matteo Kovacic ka biseduar me bashkëkombësin e tij duke i folur mirë për klubin, qytetin dhe gjithçka që e rrethon te Chelsea.

20-vjeçari ka vazhduar kontratën me Leipzig deri në verën e vitit 2027, por ai ka një klauzolë largimi nga klubi gjerman.

E për ta transferuar atë në Londër, Chelsea duhet të paguajë klauzolën e tij prej 97 milionë funteve (110 milionë euro), gjë që do ta bënte kroatin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Gjithsesi nuk është vetëm Chelsea, pasi për kroatin në garë janë edhe Real Madrid, Man City, Bayern Munich, PSG dhe Manchester United. /Telegrafi/