Mesfushori me tipare sulmuese nga Kolumbia ka përfunduar në radarin e skuadrës angleze.
Chelsea janë në bisedime me James Rodriguez, pasi Real Madrid janë të gatshëm të lejojnë reprezentuesin kolumbian të largohet.
Sipas gazetës spanjolle Sport, gjiganti spanjoll do ta lejonte largimin me një ofertë prej 70 milionë euro, transmeton Telegrafi.
James është i prirur për të lënë ekipin e parë, pasi ndihet i sigurt që Zinedine Zidane ka aprovuar largimin e tij.
Megjithatë, presidenti i klubit, Florentino Perez, është kundër këtij largimi dhe mbetet i etur që James të qëndrojë ende pjesë e ‘Mbretërve’. /Telegrafi/