Chelsea është në bisedime me rivalët lokal, Arsenalin, për transferimin e sulmuesit Folarin Balogun.
Reprezentuesi amerikan është në shitje në Arsenal dhe ka tërhequr interes nga Monaco, Interi, Tottenhami dhe Fulhami.
Por, 55 milionë eurot e kërkuara nga Arsenali për Balogun i kanë larguar të gjithë klubet e interesuara.
Sipas Daily Mail, Chelsea tani është në kontakt me Arsenalin për Balogun pasi ata kërkojnë mbulim për të dëmtuarin Christopher Nkunku.
Nga ana e tyre, Fulham janë në kontakt, por nuk do të shkojnë më shumë se 40 milionë euro.
Saga e Balogun pritet të zgjasë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror /Telegrafi/