Telegrafi

Chelsea me ndryshim rrënjësor në hierarkinë e klubit

Chelsea ka njoftuar emërimin e Chris Jurasek si drejtorin e ri ekzekutiv, ndërsa ka konfirmuar gjithashtu se presidenti i biznesit Tom Glick do të largohet pas më pak se një viti në detyrën e tij.

Përfundimi i Bluve në vendin e 12-të në Ligën Premier në sezonin e parë të grupit Clearlake të pronarëve ka bërë që Mauricio Pochettino të emërohet trajneri kryesor dhe të ngarkohet me përmirësimin e rezultateve të skuadrës.

Pochettino më në fund u konfirmua si trajner i Chelseat të hënën, me ish-trajnerin e Tottenhamit të vendosur të nënshkruajë një kontratë fillestare dyvjeçare me opsionin e 12 muajve të tjerë.

Lexo po ashtu Merret vendimi i parë i madh nga Pochettino te Chelsea

Dhe ndryshime të mëtejshme jashtë fushës erdhi të martën (sot) me njoftimin se Jurasek do të mbikëqyrë të gjitha procesin e transferimeve të klubit dhe do t’i raportojë bordit së bashku me drejtorët sportivë Laurence Stewart dhe Paul Winstanley.

“Jam i lumtur që i bashkohem Chelseat, një klub që është i dashur dhe i ndjekur në të gjithë botën”, deklaroi Jurasek. “Jam jashtëzakonisht krenar që po e drejtoj atë në kapitullin tjetër të historisë së saj të pasur”.

Lexo po ashtu Mauricio Pochettino duhet të ndryshojë katër gjëra nëse dëshiron të ketë sukses te Chelsea

“Ne kemi mundësi të mëdha për t’u rritur në dhe jashtë fushës dhe për të angazhuar tifozët tanë të jashtëzakonshëm si në Londër ashtu edhe kudo që ata na mbështesin”, ka shtuar më tej ai.

Jurasek ka punuar si ekzekutiv operativ për Clearlake Capital që nga shkurti 2014. Ai ishte gjithashtu shef ekzekutiv i një biznesi tjetër të financuar nga firma e kapitalit privat – kompania e zhvillimit të softuerit EagleView – dhe kishte marrë pjesë tashmë në takime biznesi për t’u bashkuar me Chelsean. /Telegrafi/