Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner dhe ai i Lyonit, Moussa Dembele kanë përfunduar në radarin e klubit anglez, Chelsea.
Klubi londinez mund të transferojë në afatin kalimtar të janarit pasi tashmë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka marr vendim për zvogëlimin e dënimit.
Kështu, trajneri i Bluve, Frank Lampard është i etur për përforcime të reja në janar, sidomos në fazën e sulmit.
Sipas mediumit anglez Daily Mail, Chelsea ka etiketuar objektivat e tyre dhe dërgoi skautë për të parë nga afër lojtarët e preferuar.
Werner dhe Dembele janë dy sulmuesit që pëlqehen më shumë nga klubi londinez dhe u ndoqën nga afër për klubet e tyre përkatëse këtë javë.
Gjermani dhe francezi dolën kundër njëri-tjetrit në barazimin 2-2 të Lyonit me Leipzig në Francë të martën në mbrëmje, me zyrtarët e Chelsea të pranishëm në stadium. /Telegrafi/