Telegrafi

Chelsea mund të nisë një ofertë befasuese për Julian Alvarez, Man City do 80 milionë euro

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano pretendon se disa klube angleze kanë hyrë në garë për të nënshkruar me Julian Alvarez nga Manchester City, ku Chelsea është në mesin e tyre.

Alvarez u ka thënë njerëzve më të afërt të tij se dëshiron të luajë rregullisht dhe se ky shans mund të vijë vetëm larg Man Cityt.

Megjithatë, Man City thuhet se nuk ka ndërmend të shesë sulmuesin e tyre numër dy. Por nëse lojtari kërkon të largohet me çdo kusht, ata do të konsiderojnë shitjen për një ofertë me vlerë 80 milionë euro.

Gazetarja argjentinase, Veronica Brunati thotë se vetëm PSG ka mundësi financiare për të përballuar një transferim kaq të madh, por Chelsea gjithashtu e ka vërtetuar se ka para në vitet e fundit. Po ashtu është raportuar se edhe Atletico Madridi e do argjentinasin.

Blutë kanë ende nevojë për një qendërsulmues për të ndarë barrën e golave ​​me Nicolas Jackson, por e kanë hedhur poshtë idenë e nënshkrimit të Victor Osimhen.

 

Ndoshta fituesi i Kupës së Botës, Julian Alvarez është njeriu që ata e duan.

Alvarez gjithashtu ka punuar ngushtë me trajnerin e ri të Chelsea, Enzo Maresca në Man City, i cili gjithashtu mund të jetë në favor të tij. /Telegrafi/