Atletico Madrid thuhet se po planifikon transferimin e sulmuesit të Chelseat, Nicolas Jackson, sipas Diario Sport.
Sulmuesi aktualisht është jashtë fushës, pasi është duke u rikuperuar nga një lëndim i pësuar në stërvitje.
Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të tij të forta, mbeten pyetje nëse ai mund të kryesojë sulmin e Chelseat dhe të ndihmojë në kthimin e klubit në krye të Ligës Premier.
Atletico Madrid, admirues prej kohësh të 22-vjeçarit, thuhet se po udhëheq garën për nënshkrimin e tij, megjithëse klubet e Ligës Premier, Aston Villa dhe Newcastle po monitorojnë gjithashtu nga afër situatën e tij.
Transfermarkt aktualisht vlerëson Jakconin në 50 milionë euro, mirëpo Chelseat do të kërkojë rreth 70 milionë.
Sulmuesi i bluve ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 24 ndeshje për skuadrën londineze këtë sezon. /Telegrafi/