Site icon Telegrafi

Chelsea mund të humbë garën për Coutinhon, braziliani përfundon në listën e Newcastles

Chelsea e ka bërë prioritet transferimin e Philippe Coutinhos nga Barcelona në afatin kalimtar të kësaj vere.

Skuadra londineze është e gatshme që të paguajë 90 milionë euro për t’i marrë shërbimet e brazilianit që  nuk pëlqehet më nga katalunasit.

Por, Daily Express raporton tani se The Blues po hasin në konkurrencë të ashpër nga Newcastle United, që e duan po ashtu Coutinhon.

Magpies në dy javët e ardhshme pritet që të merren nën kontroll nga Mohammad bin Salman, që do të blejë klubin nga Mike Ashley për 350 milionë euro.

Lexo po ashtu Princi nga Arabia Saudite do të kompletojë blerjen e Newcastles brenda dy jave - Koulibaly pritet të jetë transferimi i parë

Princi i Arabisë Saudite dëshiron të investojë shuma të majme në skuadrën angleze, derisa Coutinho është vetëm njëri prej disa lojtarëve që është në listë.

Kështu, Chelsea mund të heq dorë nga transferimin i tij, nëse Newcastle paguan një shumë mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version