Telegrafi

Chelsea mposhtet në shtëpi nga Aston Villa

Chelsea ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 2:1 nga Aston Villa, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë nga të dyja skuadrat që po tregoheshin më të kujdesshme në fazën e mbrojtjes.

Shkëndija e parë në këtë ndeshje erdhi një minutë pa përfunduar pjesa e parë nga qendërmbrojtësi Alex Disasi i cili arriti të shënojë, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Të dyja skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve pa arritur të shënojnë ndonjë gol. (0-0)

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 46-të erdhi rasti i parë serioz për gol i takoi vendasve, të cilët rrezikuan me anë të Raheem Sterling, goditja e të cilit u prit mjeshtërisht nga argjentinasi Emiliano Martinez.

Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e 56-të me karton të kuq u ndëshkua prurja e re Malo Gusto pas një ndërhyrje të rrezikshme në Lucas Digne.

Pas këtij incidenti, iniciativa kaloi plotësisht tek ekipi mysafir, të cilët golin e avantazhit dhe të fitores e gjetën tek në minutën e 73-të, ku protagonist ishte anglezi Ollie Watkins, i cili shënoi një gol mjaft të bukur nga një pozitë tejet e vështirë duke mposhtur me sukses portierin kundërshtar, Robert Sanchez. (1-0)

Deri në fund të takimit, mysafirët e menaxhuan me sukses avantazhin duke fituar kështu tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim./Telegrafi/