Chelsea ka fituar ndaj Tottenhamit me rezultat 4-2 në gjysmëfinale të FA Cup.
Blutë ishin më të mirë edhe pse takimin e filluar në mungesë të disa lojtarëve më të mirë.
Goli i parë në këtë takime erdhi nga Willian në minutën e pestë prej gjuajta e lirë, po rezultati u barazua nga Harry Kane në minutën e 18-të.
Willian shënoi edhe një herë në minutën e 43-të dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë filloi me golin e Delle Alli (52’) dhe duke parë këtë gjë Antonio Conte në minutën e 61-të inkuadroi dyshen Eden Hazard dhe Diego Costa.
Belgu në minutën e 75-të shënoi dhe pesë minuta më vonë asistoi te goli i Nemanja Matic.
Kundërshtari i Chelseat do të jetë fituesi nga takimi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/