Telegrafi

Chelsea mposht Southamptonin për t’u takuar me Unitedin në finalen e FA Cup

Lojtarët e Chelseat duke festuar golin e Alvaro Moratas (Foto: Getty Images)

Chelsea fitoi në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Southamptonit me rezultat 2-0, duke u kualifikuar në finale të FA Cup.

Ishte një ndeshje me shumë raste, por Blutë ishin më të mirë.

Shansi i parë në takim erdhi nga Willian në minutën e shtatë, por ky ishte i vetmi shans serioz në 45 minutat e parë.

Festa e Olivier Giroud pasi shënoi golin e parë në takim (Foto: Getty Images)

I pari në takim shënoi Olivier Giroud në minutën e 46-të, francezi shënoi duke dribluar bukur në zonën e rreptësisë.

Në vazhdim Eden Hazard (49′), Shane Long (54′) dhe Nathan Redmod (74′) kishin shanset e tyre, por për golin e dytë u deshtë të pritej deri në minutën e 82-të.

Alvaro Morata në momentin e golit të dytë në takim (Foto: Getty Images)

Autor i golit ishte Alvaro Morata, i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Cesar Azpilicueta.

Në minutat e mbetur kishte shumë raste për gol, për Southamptonin rast kishte Charlie Austin, kurse për Chelsean spanjolli Morata.

Charlie Austin i dëshpëruan (Foto: Getty Images)

Në finale Blutë do të luajnë ndaj Manchester Unitedit.

Vlen të theksohet se Djajtë e Kuq në gjysmëfinale mposhtën Tottenhamin me rezultat 2-1. /Telegrafi/