Telegrafi

Chelsea mposht Hull Cityn dhe vazhdon tutje në FA Cup

Fikayo Tomori feston golin me Marcos Alonson (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka fituar si mysafir i Hull Cityt (2-1) në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Kupës FA dhe në këtë mënyrë e ka siguruar kualifikimin në raundin e pestë, gjegjësisht në të tetën e finales.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e gjashtë të takimit me golin e Michy Batshuayi, i cili shfrytëzoi një top të kthyer dhe realizoi.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë të kësaj sfide dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të skuadrës mysafire.

Michy Batshuayi e shënoi golin e dytë (Foto: Ashley Allen/Getty Images/Guliver)

Blutë e dyfishuan avantazhin në pjesën e dytë kur pas një harkimi të Ross Barkley nga gjuajtja e lirë, Fikayo Tomori shënoi me kokë (64’).

Kamil Grosicki (78’) i ktheu vendasit në lojë me një gol të shënuar nga gjuajtja e lirë, mirëpo në minutat e mbetura ata nuk arritën t’i ndryshojnë gjërat, ashtu që Chelsea vazhdoi në të tetën e finales së FA Cup. /Telegrafi/