Te Chelsea besojnë se kanë mposhtur Manchester Cityn në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.
Udhëheqësit e Ligës Premier e kanë bërë mbrojtësin e Southamptonit dhe Holandës prioritetin e tyre numër një për këtë verë dhe janë të gatshëm për të thyer bankën për të marrë atë.
Blutë e Londrës janë të bindur dhe kanë besim se ata do të fitojnë shërbimet e holandezit para Manchester Cityt, Evertonit dhe Liverpoolit, të cilët të gjithë kanë qenë të interesuar për ish-mbrojtësin e Celticut.
Southampton, të cilët shitën në janar kapitenin dhe shokun e qendrës së mbrojtjes, Jose Fonte te West Ham, kanë këmbëngulur publikisht se nuk do të shesin 25-vjeçarin këtë verë, por, realisht, ata përballen me një betejë të humbur.
Ata e dinë se janë nëpër një tjetër luftë për të mbajtur një prej aseteve të tyre, duke parë shitje të mëdha të lojtarëve më parë, përfshirë Fonte, Adam Lallana, Sadio Mane, Luke Shaë, Morgan Schneiderlin, Dejan Lovren, Nathaniel Clyne, Victor Wanyama dhe Calum Chambers në afatet e fundit.
Chelsea do të duhet të paguajë shifër të madhe, por Antonio Contes i janë premtuar fonde të mëdha pasi duhet të përgatitet për kthimin e tyre në Ligën e Kampionëve, dhe qendra e mbrojtjes është një nga fushat që ai ka synim.
Mbrojtësit aktual, Gary Cahill, David Luiz dhe Cesar Azpilicueta kanë qenë të shquar, por kapiteni 36-vjeçar, John Terry, pritet të largohet në fund të sezonit dhe Van Dijk shihet si zëvendësues i tij me një ofertë prej plot 50 milionë funteve.
Klubi nga Stamford Bridge gjithashtu duan për të forcuar sulmin, ku emrat më të përfolur kanë qenë, Alexis Sanchez i Arsenalit, Alvaro Morata i Real Madridit dhe sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku. /Telegrafi/