Liverpooli është shpallur edhe matematikisht kampion i Anglisë për sezonin 2019/2020 në javën e 31-të të Ligës Premier.
Redsat iu gëzuan suksesit të shumëpritur, pasi Chelsea e mposhti Manchester Cityn në Stamford Bridge (2-1) duke ia mundësuar liderit që ta siguronte titullin.
Shtatë javë pa përfunduar kampionati (21 pikë në dispozicion), Liverpooli i ka 23 pikë më shumë se përcjellësi i parë dhe kështu i gëzohet trofeut të Ligës Premier për herë të Parë që nga sezoni 1989/1990.
Christian Pulisic e shfrytëzoi një gabim të mysafirëve duke shkuar i vetëm në aksion dhe e zhbllokoi rezultatin (36’).
Në pjesën e dytë (55’), Kevin de Bruyne reagoi me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për ta vënë liderin në presion të pritjes.
Megjithatë, pas konsultimit të VAR-it u vendos që Fernandinho e kishte prekur topin me dorë në zonë në tentim të largimit të topit dhe gjyqtari akordoi penallti. Willian ishte i saktë nga pika e bardhë (78’).
Me këtë triumf, Chelsea që mban vendin e katërt në tabelë, i largohet me pesë pikë Manchester Unitedit që ndodhet një vend më poshtë – në garën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
CHRISTIAN PULISIC DOING IT FOR AMERICA pic.twitter.com/doD1p5iTfD
— Freddie Benson (@DeeH_NYC) June 25, 2020
Willian
Chelsea is blue and London must be blue #CHEMCI pic.twitter.com/dV5ikR76V9— PH LastBorn (@fellowp2luv) June 25, 2020