Mesfushori anglez, Conor Gallagher ka folur më në fund në lidhje me largimin e tij të befasishëm nga Chelsea për t’u transferuar te Atletico Madridi këtë verë.
Sipas The Guardian, kishte sugjerime që Gallagher u shit te Atletico Madrid në verë, sepse ai nuk i përshtatej stilit të futbollit të trajnerit të ri, Enzo Maresca.
Megjithatë, Gallagher mohoi diçka të tillë kur u u pyet për këto thashetheme.
“Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Sezonin e kaluar pata një sezon të mirë me Chelsean dhe ju mund ta shihnit nga që Pochettino luajti me mua çdo ndeshje dhe duke treguar besimin e tij tek unë. Tifozët e vlerësuan atë që bëra në fushë”, ka thënë fillimisht Gallagher.
🔵⚠️ Conor Gallagher: “I don’t think it’s true that I don’t fit Enzo Maresca’s system”.
“I had a good season as you could see by Pochettino playing me every game and showing his trust in me”.
“The fans appreciated what I did on the pitch too”, told Daily Mail. pic.twitter.com/6y33Ao1vEk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 6, 2024
“Jam shumë mirënjohës për të gjitha këto dhe shumë mirënjohës për tifozët, dhe shumë mirënjohës për Pochettinon që më dha atë platformë për të shkuar dhe të shpreh veten dhe të tregoj versionin më të mirë të vetes sime te Chelsea”.
“Chelsea merr vendimet e veta dhe ata kanë sjellë disa lojtarë të mirë me kontrata të gjata. Kjo nuk ishte situata me mua, por ajo që ndodhi është e mirë për të gjithë”, përfundoi mesfushori anglez.
🔵 Conor Gallagher: “Why Chelsea sold me? Clubs make their own decisions and they’ve brought in some top players on long contracts”.
“That wasn’t the situation with me but, in the end, what happened is good for everyone, so everyone is happy”, told Daily Mail. pic.twitter.com/KMOCSxgRIm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 6, 2024
Gallgher pati një sezon të shkëlqyer në Stamford Bridge nën drejtimin e Pochettinos, i cili u shkarkua në qershor.
Ai shënoi pesë gola dhe asistoi shtatë të tjerë në të gjitha garat. /Telegrafi/