Telegrafi

Chelsea – Morecambe, formacionet zyrtare të ndeshjes së 1/32-tës në Kupën FA

Chelsea dhe Morecambe kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Blutë janë nikoqir të klubit inferior të Morecambes në takimin e vlefshëm për fazën e 1/32-tës, takim që zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 14:30.

Vendasit e Frank Lampard vijnë në këtë ndeshje me formë të mirë dhe si favorit absolut, kështu që synojnë kalimin në fazën tjetër të Kupës FA.

Në anën tjetër, mysafirët e Morecambes do të tentojnë befasinë pasi luhet vetëm një ndeshje dhe duan ta shfrytëzojnë këtë në maksimum.

Lampard ka vendosur të bëjë shumë ndryshime, ndërsa trajneri i Birminghamit starton me më të mirët.

Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Zouma, Rudiger, Emerson; Gilmour, Mount, Havertz; Ziyech, Werner, Hudson-Odoi;

Morecambe: Halstead; Hendrie, Knight-Percival, Davis, Slew, Stockton, Wildig, Mendes Gomes, Phillips, Cooney, Songo’o

/Telegrafi/