Site icon Telegrafi

Chelsea mendon për Edin Dzekon

Dzeko duke festuar njërin nga shumë golat e tij me Romën (Getty Images)

Chelsea është rikthyer drejt sulmuesit të Romës, Edin Dzeko.

Londinezët kanë qenë më shumë të prirë për një ofertë drejt sulmuesit të West Ham, Andy Carroll.

Premium Sport shkruan se tashmë ata janë kthyer drejt Dzekos.

Mësohet se Blutë e kanë studiuar transferimin e boshnjakut, por ende nuk ka një ofertë formale.

Por raportimet thonë se Roma nuk do ta lejojë që lojtari të largohet, sidomos në janar.

Dzeko nuk është lojtari i vetëm i Romës që pëlqehet nga Chelsea,  pasi edhe mbrojtësi i majtë Emerson Palmieri është në listë.

Conte ka kërkuar përforcime për janar, pasi nuk është i kënaqur me situatën aktuale në skuadër. /Telegrafi/  

Exit mobile version