Klubi londinez, Chelsea thuhet se ka zhvilluar bisedime me rivalët e Arsenalit për shitjen e mesfushorit Mason Mount.
Sipas mediumit The Telegraph, Chelsea ka mbajtur “bisedime eksploruese” me Topçinjtë mbi shitjen e mundshme të mesfushorit anglez.
Arsenali ka bërë lëvizjen e tyre me Mount që ka pak më shumë se një vit në kontratën aktuale me Blutë.
Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta është një tifoz i madh i anglezit dhe e do në Emirates për të përforcuar skuadrën e tij.
Kohët e fundit Mount hyri në Instagram për të postuar një përditësim pozitiv pas “operacionit të vogël” i cili do ta mbajë atë jashtë për disa javë.
Lojtari pëlqehet edhe nga Liverpooli dhe trajneri i tyre Jurgen Klopp, ndërsa çmimi i tij thuhet se sillet rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/