Telegrafi

Chelsea – Man Utd, formacionet zyrtare për ndeshjen e Kupës FA

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës FA.

Blutë e Londrës janë nikoqir të Djajve të Kuq në ndeshjen e Kupës FA, e cila do të zhvillohet në Stamford Bridge me fillim nga ora 20:30.

Skuadra e Maurizio Sarrit nuk po kalon formë të mirë në kampionat dhe dëshiron të shkoj së më larg në Kupën FA, pse jo edhe të tentoj fitimin e trofeut.

Në anën tjetër, ekipi i Ole Gunnar Solskjaer është në formë të lartë në kampionat dhe dëshiron të tregojë të njëjtën gjë edhe në Kupën FA, për të tentuar eliminimin e Bluve.

Vlen të theksohet se në këtë fazë ndeshjen zhvillohen me vetëm një ndeshje dhe fituesi kalon tutje në çerekfinale.

ChelseaArrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Jorginho, Kante, Kovacic; Pedro, Hazard, Higuain.

Man UtdRomero; Young, Lindelof, Smalling, Shaw; Matic, Herrera, Pogba; Mata, Lukaku, Rashford.

/Telegrafi/