Chelsea nuk do të provojë më të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë Ben Chilwell.
Klubi londinez është lodhur nga kërkesat e larta të Leicesterit, që kërkon 80 milionë funte për ta lënë të lirë anglezin.
Chelsea tani ka rikthyer sytë kah Bundesliga dhe dëshiron të nënshkruajë sa më parë me mbrojtësin e majtë të Bayernit, David Alaba.
The Mirror ka raportuar se londinezët kanë bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Bayernit për austriakun.
Chelsea ka ofruar plot 70 milionë euro te Bayerni për të fituar shërbimet e mbrojtësit të majtë.
27-vjeçari është që 12 vite pjesë e Bayernit dhe vështirë se bavarezët do ta lejojnë largimin e tij.
Por vetë Alaba nuk është i kënaqur pasi këtë edicion më shumë po aktivizohet në mesfushë se sa në rolin e tij natyral si mbrojtës i majtë. /Telegrafi/