Houssem Aouar është njëri nga lojtarët më të talentuar në Ligue 1.
Mesfushori i Lyonit ka shkëlqyer këtë edicion si në kampionat ashtu edhe në garat ndërkombëtare.
20-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime.
Kaq kanë mjaftuar që për të të shprehin interesim skuadrat më të mëdha evropiane.
Lojtari është ndjekur nga afër nga gjiganti spanjoll Barcelona që ka shprehur interesim për të.
Por së fundmi garës për transferimin e tij i janë futur edhe dy gjigantët anglez Chelsea dhe Liverpool.
Vetëm disa muaj më parë Aouar vazhdoi kontratën e tij me Lyonin deri në verën e vitit 2023.
Por sipas prestigjiozes franceze L’Equipe, Lyon është gati ta lë të lirë yllin e tyre nëse vije një ofertë prej 60 milionë euro. /Telegrafi/