Site icon Telegrafi

Chelsea lejon largimin e Alonsos, por vetëm nëse Reali paguan çmimin e kërkuar

Marcos Alonso (Getty Images)

Drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm të shesin Marcos Alonso këtë muaj, por vetëm për çmimin e kërkuar.

Real Madridi ka qenë i lidhur tash e një kohë me yllin e Chelseat, Alonso.

Sipas gazetës AS, Mbretërit synojnë një fund të suksesshëm të afatit kalimtar të transferimeve të verës me afrimin e spanjollit.

Lexo po ashtu Real Madridi vihet pas Alonsos

Edhe Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë biznes, por vetëm nëse Reali përmbush kushtet.

Alonso është njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë (Getty Images)

Chelsea është gati të lejojë largimin e Alonson në qoftë se Reali ofron 54 milionë funte apo 60 milionë euro.

Drejtorja e Chelseat, Marina Granovskaia, është i gatshme të shesë Alonson nëse paguhet ky çmim.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në secilën pozitë në sezonin 2018/19 në Ligën Premier

Megjithatë, duke bërë kështu, drejtorja e Bluve do të rrezikonte një grindje me trajnerin Sarrin.

Kjo pasi trajneri i ri i Chelseat thuhet se ndjen se Alonso është një nga lojtarët më të rëndësishëm që aktualisht janë në dispozicion të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version