Site icon Telegrafi

Chelsea kthen sytë kah Belotti

Chelsea është gati të kthehet me një ofertë për sulmuesin e Torinos Andrea Belotti.

Sipas The Mirror, Chelsea do të shkojë me të gjitha forcat për Belottin pasi kanë parë që objektivit i tyre, Romelu Lukaku ka përfunduar marrëveshje me Manchester Unitedin.

Kampionët e Ligës Premier do të duhet të paguajnë rreth 90 milionë funte për 23-vjeçarin, i cili shënoi 32 herë për klubin dhe Italinë gjatë sezonit të kaluar.

Lexo po ashtu Reali i ofron gjigantit anglez Moratan e Jamesin për 150 milionë euro

Trajner i Bluve, Antonio Conte, i cili ngriti dyshime për pozicionin e tij shumë shpejt pas fitores së titullit, thuhet se është ai që kërkon bashkëvendësin e tij.

Ky vendim i Contes vjen pasi e ka kuptuar se Lukaku është marrë vesh dhe pritet të bëhet lojtar i Unitedit sezonin e ardhshëm.

Chelsea ka opsione të tjera të sulmit, mes tyre Alexis Sanchez i Arsenalit dhe Alvaro Morata i Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version