Telegrafi

Chelsea kërkon yllin e Arsenalit

Chelsea ka ndryshuar pas ardhjes në krye të skuadrës të trajnerit italian Antoino Conte.

Kështu skuadra nga Londra po synon të rikthehet përsëri në maje të futbollit anglez pas një stinori të dështuar.

Trajneri italian Antonio Conte ka dëshirë ta përforcojë mbrojtjen, ndërsa për krahun e djathtë kërkon një mbrojtës nga rivalët e Arsenal.

Lexo po ashtu Conte ka disa fjalë për John Terryn

Talenti spanjoll Hector Bellerin mund të përfundojë te Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mediat angleze kanë raportuar se Conte e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe kërkon ta transferojë në ‘Stamford Bridges’.

Por për të arritur deri aty, Chelsea duhet të paguajë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/