Telegrafi

Chelsea kërkon Kessien nga Milani në marrëveshjen për Bakayokon  

Chelsea thuhet se dëshiron që Milani të përfshijë Franck Kessien në marrëveshjen për transferimin e Timeoue Bakayokos.

Bakayoko erdhi si një premtim i madh nga Monaco, por nuk arriti të përmbushë pritshmëritë në Stamford Bridge.

Por, mesfushori i ri francez ka rindërtuar reputacionin e tij pas huazimit në San Siro te Milani duke dhuruar .

Lexo po ashtu Milani mendon shitjen e Kessiet për të financuar blerjen e Bakayokos

Marrëveshja e huazimit të mesfushorit të Francës skadon në fund të sezonit, por Rossonerët kanë mundësinë për të blerë atë.

Kessie dhe Bakayoko gjatë një dueli me sulmuesin e Genoas, Christian Kouame (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ngjashëm, Milani është i detyruar të blejë edhe Kessie nga Atalanta kur huazimi i tij dyvjeçar përfundon në fund të sezonit.

Blutë e Londrës thuhet se janë të prirur që të duan mesfushorin e Bregut të Fildishtë në ekipin e tyre.

Lexo po ashtu Derbi londinez për shërbimet e Kessie

Sipas mediumit Daily Star, Chelsea do t’i kërkojë Milanit të përfshijë Franck Kessie në çdo marrëveshje që do të shihte Bakayokon si transferim të përhershëm për ekipin e Serie A.

Pas marrëveshjes për Gonzalo Higuain, dy klubet thuhet se janë të prirura të kryejnë edhe këtë operacion në verë. /Telegrafi/