Telegrafi

Chelsea kërkon Griezmannin në janar për të ndjekur titullin

Chelsea do të kërkojë vazhdimin e fuqishëm të luftës për titull qysh në janar, kur do të kërkojë sulmuesin Antoine Griezmann.

L’Equipe shkruan se Griezmann është një prej synimeve më të mëdha të Bluve.

Spekulimet për të ardhmen e tij u rritën gjatë verës, kur agjenti i tij nuk e garantoi atë si pjesë të Atleticos.

Daily Express shkruan se Chelsea dëshiron që të ndëryjë dhe qysh në janar me një super ofertë ta marrë lojtarin francez.

Gazetarët në Francë po ashtu në këtë përzierje të klubeve që kërkojnë Griezmannin e kanë vënë edhe Barcën, Bayernin dhe Juventusin. /Telegrafi/