Telegrafi

Chelsea kërkon 150 milionë euro për Eden Hazardin

Eden Hazard ka një kohë të gjatë që është në qendër të spekulimeve që e lidhin me një lëvizje në Real Madrid.

Ai kishte deklaruar se është një admirues i kampionëve evropianë, por me të vërtetë nuk e di nëse do të nënshkruajë një marrëveshje me skuadrën e Stamford Bridge apo Sanstiago Bernabeu.

Londinezët tashmë kanë vendosur të zbulojnë çmimin e tyre për yllin e Belgjikës, shkruan Daily Telegraph, e cila kap shifrat e 150 milionë euro.

Dhe kjo shifër është 112 milionë euro gjersa mesfushori me tipare sulmuese do t’i përfundojë kontrata në vitin 2020.

Chelsea janë të etur për të zgjidhur të ardhmen e Hazard sa më shpejt që të jetë e mundur me këmbënguljen e Maurizio Sarrit.

Lexo po ashtu Sarri: Është koha që Chelsea të vendos për të ardhmen e Eden Hazard

“Unë nuk jam president, nuk kujdesem për çështjet në tregun e transferimit. Unë jam trajner dhe i flas atij për atë që bën në fushë, por ne duhet ta zgjidhim problemin”, kishte thënë kohë më parë trajneri italian.

Ndryshe, The Blues kanë transferuar futbollistin që i afrohet cilësive të belgut, ku kanë transfruar për 64 milionë euro në mesfushorin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, i cili do të mbetet i huazuar deri në fund të sezonit te gjermanët. /Telegrafi/