Site icon Telegrafi

Chelsea kalon në rrethin tjetër të FA Cup me fitoren bindëse përballë Aston Villës

Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, duke mposhtur Aston Villan me rezultat 3-1.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Conor Gallagher kaloi Blutë në epërsi me një asistim nga Noni Madueke.

Dhjetë minuta kaluan nga goli i parë dhe Chelsea shënoi edhe të dytin, tani përmes Nicolas Jackson, që u asistua nga Malo Gusto.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe 45 minutat e dytë u dominuan nga mysafirët.

Ishte Enzo Fernandez, ai që realizoi për 3-0 nga gjuajtja e lirë, duke realizuar një gol mahnitës.

Nga minutat e fundit të takimit, vendasit tentuan që të shënonin së paku golin e nderit, ndërsa atë e arritën nëpërmjet Moussa Diaby që shënoi për 3-1 në minutën e 90+1-të.

Në 1/8 e finales, Chelsea do të përballet me Leeds United. /Telegrafi/

Exit mobile version