Telegrafi

Chelsea ka vëzhguar Romagnolin në Meazza ndaj Interit

Alessio Romagnoli gjatë një momenti të ndeshjes Milna-Napoli (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli.

Sipas Calciomercato.com skuadra nga Londra ka dërguar vëzhgues për të shikuar lojtarin nga afër në derbin ndaj Interit në fundjavë në Giuseppe Meazza.

23-vjeçari shikohet si e ardhmja e Italisë dhe profili i tij është i njohur për Maurizio Sarrin.

Alessio Romagnoli gjatë ndeshjes Itali-Portugali në Ligën e Kombeve (Foto: (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Italiani ka qenë i lidhur në të kaluarën edhe me një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi dhe besohet se është i hapur për një kalim në Ligën Premier.

Aktualisht Sarri mbrojtjen e tij ia beson dyshes Antonio Rudiger-David Luiz, ndërsa në bankën rezervë ka Andreas Christensen dhe Gary Cahill.

Lexo po ashtu Mourinho kërkon Skriniarin dhe Romagnolin

Romagnoli me shumë mundësi në mbrojtje do të ishte parter me Rudigerin pasi gjermani ka shkëlqen në paraqitjet e tij.

Çmimi i mbrojtësit besohet se është rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/