Site icon Telegrafi

Chelsea ka vendosur për shitjen e katër lojtarëve në verë, njëri prej tyre ishte nënshkrim i Todd Boehly

Chelsea raportohet se ka vendosur për katër lojtarët që duan t’i shesin këtë verë, në përpjekje për t’i shmangur problemet financiare me Ligën Premier.

“Blutë e Londrës” kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro në transferime që prej se Todd Boehly dhe Behdad Eghbali morën ‘frenat’ e klubit nga Roman Abramovich në 2022, por investimet e bëra nuk kanë qenë të suksesshme në fushë.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos momentalisht renditen në pozitën e 11-të në Ligën Premier dhe me shumë mundësi nuk do të arrijnë kualifikimin në garat evropiane për sezonin e dytë rresht.

Sipas The Telegraph, thashethemet janë rritur në mesin e rivalëve të Chelseat se klubi duhet të përfitoj fonde në vlerë prej 100 milionë euro deri në fund të qershorit të këtij viti, për të shmangur thyerjen e rregullave financiare të Ligës Premier.

Todd Boehly

Këtë vit Chelsea tashmë ka përfituar mbi 100 milionë euro nga shitjet e disa lojtarëve si Mason Mount, Christian Pulisic dhe Ethan Ampadu. Sidoqoftë, ata kanë shpenzuar mbi 448 milionë euro në transferime, duke përfshirë blerjen rekorde të Moises Caicedo (115 milionë euro), duke i lënë ata në një deficit mbi 200 milionë euro vetëm për këtë vit.

Lexo po ashtu E kërkuan edhe më parë, Arsenali tenton transferimin e yllit të Chelseat

Sipas burimeve të këtij mediumi, klubi raportohet se do të kërkoj një mundësi për të larguar nga klubi Trevoh Chalobah dhe Armando Broja, por gjithashtu mund të lejoj largimin edhe të Conor Gallagher dhe Marc Cucurella.

Klubi londinez kishte përfituar mbi 130 milionë euro nga shitjet e Kalidou Kouliably, Edouard Mendy, Mateo Kovacic, Kai Havertz dhe Ruben Loftus-Cheek para 30 qershorit 2023./Telegrafi/

Exit mobile version