Victor Osimhen është objektivi kryesor i Chelseat për repartin ofensivë, por londinezët po hasin në vështirësi për ta transferuar atë.
Sulmuesi nigerian ka vazhduar kontratën me Napolin derisa ka një klauzolë largimi prej 125 milionë eurove nga kampioni në fuqi i Italisë.
Paratë nuk janë problem për Chelsean, por londinezët mund ta humbasin garën me skuadrat e tjera të interesuara për sulmuesin nigerian.
Arsenal, PSG, Mancheser United, por edhe Real Madrid gjithashtu duan shërbimet e Osimhen.
Kësisoj Chelsea ka edhe një plan B nëse nuk arrihet nigeriani në afatin kalimtar të verës, pasi në janar Napoli i ka bërë të qartë se nuk do ta lejoj largimin e tij.
Chelsea si plan B ka sulmuesin kanadez Jonathan David i cili ka disa vite që shkëlqen me fanellën e Lille.
Kanadezi ka një kosto më të ulët pasi mund të transferohet për 50 milionë euro, shumë që do ta kënaqte skuadrën franceze. /Telegrafi/