Telegrafi

Chelsea ka marrëveshje me Lukakun për largim – është caktuar çmimi

Chelsea ka një marrëveshje largimi me Romelu Lukakun për verën e ardhshme, raporton Fabrizio Romano.

Blutë nuk po planifikojnë një të ardhme me të, as nuk duan që ai të kthehet pas huazimit te Roma.

Të dyja palët kanë rënë dakord që Lukaku do të jetë në dispozicion për Romën ose ndonjë klub tjetër për shumën e mbi 40 milionë eurove në verën e vitit 2024.

Lexo po ashtu Lukaku në top formë: Përderisa njerëzit flasin, unë përgjigjem vetëm në fushë

Kjo, natyrisht, do të rezultojë në një humbje të madhe për Blutë nëse detyrohen të shesin belgun për ato para.

Chelsea kishte nënshkruar me sulmuesin belg për 115 milionë euro në vitin 2021, por ai nuk arriti t’i përmbushte pritjet.

Lukaku ka pasur një fillim të mirë të karrierës së tij te Roma, pasi ka shënuar shtatë gola në tetë paraqitje për ta deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/