Telegrafi

Chelsea ka gati ofertën e lartë për Bernardeschin

Antonio Conte është fiksuar të transferojë futbollistë nga Serie A.

Pasi është në negociatat me Juventusin për transferimin e Alex Sandros, Chelsea synon ta bëjë edhe një transferim tjetër nga Serie A.

Fjala është për sulmuesin e talentuar, Federico Bernardeschi i cili ka shkëlqyer me Fiorentinën.

Kampionët e Anglisë kanë pasur agjentët e tyre në Poloni gjatë kampionatit evropian për ta parë nga afër sulmuesin.

Bernardeschi ka shkëlqyer me Italinë U21 duke shënuar disa gola të bukur.

Kjo ka bërë që Chelsea të mendojë transferimin e tij në ‘Stamford Bridges’.

Sipas medieve italiane, Abramovich është i gatshëm të shpenzojë rreth 45 milionë euro për Bernardeschin. /Telegrafi/